EMRI+FOTO/ Tronditet bota e sportit, ekzekutohet me armë futbollisti 23-vjeçar

Një jetër ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit, pasi futbollisti 23-vjeçar i Barcelona de Guajaquil është ekzekutuar me armë zjarri. Siaps

Janar 14, 2024 - 21:17
 0
EMRI+FOTO/ Tronditet bota e sportit, ekzekutohet me armë futbollisti 23-vjeçar

Një jetër ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit, pasi futbollisti 23-vjeçar i Barcelona de Guajaquil është ekzekutuar me armë zjarri.

Siaps mediave vendase 23-vjeçari Jair Lemos, është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sottëm ndërsa ndodhej në qendër të qytetit.

Mediat theksojnë se kanë qene dy persona me motoçikletë e kanë qëlluar atë në qendër dhe deri më tani nuk ka asnjë informacion për motivin e vrasjes.

Por kjo nuk është vrasja e parë që futbolli ekuadorian ka përjetuar ditët e fundit, pasi të dielën e kaluar Fabian Villamar, ish-presidenti i klubit Fuerza Amarilla, përjetoi diçka të ngjashme kur hyri në një kishë ungjillore.

Ndërkohë në nëntor, dy tifozë të Emelec u vranë në orët para ndeshjes kundër Barcelonës në Guayaquil.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.