Eni Çobani: Askush nuk ka të drejtë të gjykojë jetën e dikujt

Ngritja e problematikave të ndryshme në”Shihemi në Gjyq” ka ngjallur shpeshherë reagime të forta në rrjetet sociale, disa prej të cilave jo gjithnjë pozitive. Në fjalën e saj hapëse, veç urimit për muajin e Ramazanit, ndërmjetësja e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani u ndal edhe në këtë pikë. Çobani u […]

Mars 17, 2024 - 20:55
 0
Eni Çobani: Askush nuk ka të drejtë të gjykojë jetën e dikujt

Ngritja e problematikave të ndryshme në”Shihemi në Gjyq” ka ngjallur shpeshherë reagime të forta në rrjetet sociale, disa prej të cilave jo gjithnjë pozitive. Në fjalën e saj hapëse, veç urimit për muajin e Ramazanit, ndërmjetësja e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani u ndal edhe në këtë pikë.

Çobani u shpreh se i është dashur të fshijë komente në rrjetet e saj sociale dhe tërhoqi vëmendjen për të bërë kujdes me frazat që përdoren kundrejt të pranishmëve në seancat e ndërmjetësimit.

Eni Çobani: Ka qenë një javë që mua më ka marrë kohën më të madhe në rrjetet sociale. Më është dashur kthej përgjigje, më është dashur, pse jo, dhe të fshij komente. Për këtë iu drejtohem gjithsecilit nga ju, të bëjmë kujdes kur flasim kundrejt njerëzve apo protagonistëve të seancave të ndërmjetësimit. Këta që vijnë deri këtu janë për t’u falenderuar, jo për t’u gjykuar.

Asnjëri nga ne nuk ka në ndorë të drejtën për të folur dhe gjykuar mbi jetën e shqiptarëve. Gjithsecili nga këta e dinë vetë hallin dhe problematikën në familjen e tyre por ata marrin përsipër, me kurajë dhe besim, vijnë përpara jush për të thënë të vërtetat e shpirtit të tyre dhe jo për t’i gjykuar ju. Asnjëri nga ju nuk do ketë më të drejtë të gjykojë jetën e asnjërit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.