Enver Hoxhaj: Kurti u tregua besëprerë me Amerikën. Po ndjek një politikë vetëizolimi nga BE dhe SHBA

Ish-ministri i Jashtëm në Kosovë Enver Hoxhaj, komentoi situatën aktuale në Kosovë dhe thirrjen e SHBA-së për t’u tërhequr nga vendimi për dinarin. Gjatë një intervistës në emisionin “Balkan Update” në ABC News, theksoi se Kurti po ndjek një politikë vetëizolimi nga Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa lidhur me vizitën e Blinken në Tiranë, […]

Shkurt 15, 2024 - 16:39
 0
Enver Hoxhaj: Kurti u tregua besëprerë me Amerikën. Po ndjek një politikë vetëizolimi nga BE dhe SHBA

Ish-ministri i Jashtëm në Kosovë Enver Hoxhaj, komentoi situatën aktuale në Kosovë dhe thirrjen e SHBA-së për t’u tërhequr nga vendimi për dinarin.

Gjatë një intervistës në emisionin “Balkan Update” në ABC News, theksoi se Kurti po ndjek një politikë vetëizolimi nga Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa lidhur me vizitën e Blinken në Tiranë, Hoxhaj shtoi se Tirana tashmë është bërë adresë e amerikanëve për problemet në rajon.

“Përzgjedhja e Tiranës që të ndodhë një vizitë në fillim të vitit dhe në një kohë kur ka shumë tensione, tregon që Shqipëria dhe Tirana po marrin një gravitet dhe janë bërë një adresë edhe amerikane dhe europiane. Fillimi i këtij viti me partnerin më të rëndësishëm në botë, padyshim është një kthesë dhe një mbështetje. Sa i takon asaj që mund të thotë për Kosovë, mbetet për t’u parë.

Por mënyra se si ambasadori amerikan në Prishtinë, Hovenier, në një konferencë për shtyp thotë se nuk ka më besim në qeveri të Kosovës, tregon që asnjëherë në këto 30 vitet e fundit, nuk ka pasur marrëdhënie që janë në pikën më të ulët.

Pra kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij nuk i besojnë më në Uashington dhe për Kosovën do të jetë me pasoja. Në këto dy vite Kurti ka ndjekur një politikë “të prerjes në besë”, pra diçka ndryshe është thënë në takim dhe më pas ndryshe ka vepruar. Kjo situatë ka ndryshuar edhe marrëdhëniet me Amerikën”, theksoi Hoxhaj./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.