Enxhi Nasufi dhe Silvester, fituesit e edicionit të dytë të “Dancing With The Stars”!

Mes emocionesh të pabesueshme, lotësh dhe një pune të palodhur prej javësh tashmë, Enxhi Nasufi dhe partneri i saj, Silvesteri janë shpallur fituesit e edicionit të dytë të “Dancing With The Stars”. Ajo rrëmbeu kupën e artë dhe çmimin e madh 50 mijë euro. “Faleminderit të gjithëve, faleminderit Zotit, faleminderit mamit dhe babit, ia dolëm, […]

Dhjetor 30, 2023 - 08:55
 0
Enxhi Nasufi dhe Silvester, fituesit e edicionit të dytë të “Dancing With The Stars”!

Mes emocionesh të pabesueshme, lotësh dhe një pune të palodhur prej javësh tashmë, Enxhi Nasufi dhe partneri i saj, Silvesteri janë shpallur fituesit e edicionit të dytë të “Dancing With The Stars”.

Ajo rrëmbeu kupën e artë dhe çmimin e madh 50 mijë euro.

“Faleminderit të gjithëve, faleminderit Zotit, faleminderit mamit dhe babit, ia dolëm, nuk dua të harroj asgjë, faleminderit Dancing With The Stras, Top Channel, është familja ime e dytë, faleminderit shumë Silvi, unë mendoj që ti je një nga balerinët më të mirë, ia kanë vlejtur sherret, ky është vetëm fillimi”, tha Enxhi, mes emocionesh dhe lotësh.

Ajo arriti të triumfonte pas netëve të paharrueshme me emocione të forta, në këtë mbrëmje spektakolare, duke u shpallur më e votuara nga publiku.

Katër finalistët e kësaj mbrëmjeje ishin Fifi, Arnita, Sardi dhe Enxhi, ndërsa vetëm dy të fundit arritën të shkonin në raundin e tretë dhe më afër kupës së artë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.