Erbim Fagu në krye të Tiranës, bardheblutë me trajner të ri pas shkarkimit të Julian Ahmataj

Tirana zyrtarizoi këtë të martë emërimin në krye të stolit të Erbim Fagut, trajnerin e tretë brenda këtij sezoni. 36-vjeçari mori drejtimin e

Shkurt 20, 2024 - 16:00
 0
Erbim Fagu në krye të Tiranës, bardheblutë me trajner të ri pas shkarkimit të Julian Ahmataj

Tirana zyrtarizoi këtë të martë emërimin në krye të stolit të Erbim Fagut, trajnerin e tretë brenda këtij sezoni.

36-vjeçari mori drejtimin e bardhebluve pas largimit nga detyra të julian ahmatajt, i cili u shkarkua nga presidenti Refik Halili pas humbjes së fundit në derbi.

Erbim Fagu vitet e fundit ka trajnuar ekipe moshash dhe të rriturish në kategoritë inferiore të holandës, por në sezonin 2021-2022 ka qenë asistent tek Tirana. Si futbollist, Fagu ka luajtur për vite me radhë në nivele të larta para se të dëmtohej.

Ai ka qenë pjesë e elbasanit, besës, skënderbeut dhe mbi të gjitha tiranës. Ndaj bëhet fjalë për një rikthim tek bardheblutë.

Tirana është në vendin e katërt në kampionat dhe rrezikon vendin që e mban në play offin e titullit. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.