Erdhi nga Greqia dhe gjeti nënën dhe motrën të pajeta në banesë, 54-vjeçarja punonte si mësuese

Gazetari i Vizion Plus Tonin Frroku ka mësuar detaje të reja nga ngjarja e rëndë që u regjistrua pasditen e sotme në Korçë,

Shkurt 1, 2024 - 18:32
 0
Erdhi nga Greqia dhe gjeti nënën dhe motrën të pajeta në banesë, 54-vjeçarja punonte si mësuese

Gazetari i Vizion Plus Tonin Frroku ka mësuar detaje të reja nga ngjarja e rëndë që u regjistrua pasditen e sotme në Korçë, ku nënë e bijë u gjetën të pajeta në banesë.

Sipas gazetarit, vajza Ornela Vangjeli 54-vjeç ishte me profesion mësuese në Vithkuq. Ajo dyshohet se ka ndërruar jetë e para si pasojë e arrestit kardiak dhe më pas nëna e saj e cila ishte e paralizuar.

Ndërkohë që vëllai i Ornelës jetonte në Greqi dhe ka ardhur vetë në banesë ku i ka gjetur. Ai ka mundur të hyjë brenda pas ndihmës së zjarrëfikëses për të hapur derën, ku edhe ka gjetur të pajeta trupat e nënës dhe motrës./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.