Erdogan kundër Izraelit dhe SHBA: Sulmet në Gaza janë të barabarta me gjenocidin, jepini fund kësaj marrëzie

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka kundërshtuar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i ka bërë thirrje Izraelit të ndalojë sulmet

Tetor 20, 2023 - 18:50
 0
Erdogan kundër Izraelit dhe SHBA: Sulmet në Gaza janë të barabarta me gjenocidin, jepini fund kësaj marrëzie

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka kundërshtuar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i ka bërë thirrje Izraelit të ndalojë sulmet ndaj civilëve në Gaza. Ai e konsideron si gjenocid kundërpërgjigjen e ashpër izraelitet ndaj Palestinës, ndërsa i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të përqëndrohet në gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike për një armëpushim në rajon.

 

“Zgjerimi i sulmeve në Gaza nuk do të sjellë asgjë tjetër përveç më shumë dhimbje, vdekje dhe lot.

 

Vrasja e fëmijëve, grave dhe civilëve. Është e qartë se siguria nuk mund të fitohet duke bombarduar spitale, shkolla, xhami dhe kisha”, shprehet ai.

 

Erdogan tha gjithashtu se Izraeli duhet të shpëtohet nga “furia e çmendurisë” e inkurajuar nga vendet perëndimore dhe media, duke përsëritur thirrjen e tij drejtuar udhëheqjes izraelite që të mos zgjerojë kurrë shtrirjen e sulmeve të saj kundër civilëve.

 

“Rajoni ynë duhet të shpëtohet sa më shpejt nga kjo furi çmendurie, e cila nxitet nga vendet perëndimore dhe në të cilën mediat perëndimore konkurrojnë për ta legjitimuar.

 

U bëj thirrje të gjitha shteteve dhe organizatave ndërkombëtare që të mbështesin sinqerisht nismat për vendosjen e një armëpushimi humanitar në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur’, nënvizon Erdogan.

 

Në të njëjtën kohë, ai tha se Ankaraja po punon për t’i dhënë fund luftimeve midis forcave izraelite dhe atyre palestineze përpara se të arrijnë një pikë pa kthim.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.