Erdogan paralajmëron operacion ushtarak në veri të Irakut

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka bërë një deklaratë e cila është interpretuar si paralajmërim i operacioneve ushtarake. Erdogan tha se Turqia do

Mars 4, 2024 - 20:05
 0
Erdogan paralajmëron operacion ushtarak në veri të Irakut

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka bërë një deklaratë e cila është interpretuar si paralajmërim i operacioneve ushtarake.

Erdogan tha se Turqia do të perforcojë kordonin rreth kryengritësve kurdë të PKK-së në Irak. Gjatë një fjalimi Erdogani tha se “problemi me kurdët në kufi me Irakun do të përfundojë ketë verë” .

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, presidenti turk tha: “Ne jemi gati të mbyllim kordonin që do të sigurojë kufirin tonë me Irakun. Dashtë Zoti, ne do ta kemi zgjidhur përfundimisht çështjen në kufirin tonë me Irakun këtë verë. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve në zonë të respektojnë strategjinë tonë të sigurisë, të cilën ua kemi përshkruar qartë. Përndryshe, ata vetë do të jenë shkaku i tensioneve që do të lindin”.

Presidenti turk tha gjithashtu se vendi i tij po bën përgatitje “që do të bëhen makth për ata që besojnë se Turqia do të gjunjëzohet nga një shtet terrorist përgjatë kufirit të tij jugor”.

Duke iu referuar luftës në Gaza, Rexhep Tajip Erdogan tha se ndërtesa e parë e një vendbanimi hebre do të mjaftonte në vetvete për të treguar se shkaku i kësaj mizorie nuk është asgjë tjetër, “por vetëm vjedhja, imoraliteti dhe çnderimi”.
Ai gjithashtu theksoi se “si Turqia po përpiqet të ndihmojë vëllezërit në Gaza me iniciativat diplomatike dhe ndihma humanitare. Turqia po bën më të mirën për Palestinën dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”.

Në të njëjtën kohë, Erdogan iu referua edhe industrisë turke të mbrojtjes, duke thënë se Turqia është në tre vendet e para të eksportit në botë në teknologjinë e dronëve të armatosur dhe në krye të eksporteve të tyre.
Vetëm vitin e kaluar, eksportet e dronëve arritën në 1.8 miliardë dollarë, tha president

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.