Erdogan takohet me Putin; në fokus të takimit, marrëveshja e re për eksportin e drithërave

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbërriti këtë të hënë në Rusi ku u takua me homologun rus Vladimir Putin në qytetin jugor të

Shtator 4, 2023 - 15:37
 0
Erdogan takohet me Putin; në fokus të takimit, marrëveshja e re për eksportin e drithërave

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbërriti këtë të hënë në Rusi ku u takua me homologun rus Vladimir Putin në qytetin jugor të Soçit.

Takimi mes dy liderëve konsiderohet shumw i rëndësishëm pasi tema kryesore e diskutimeve është marrëveshja për eksportin e drithrave ukrainase nëpërmjet detit të zi e cila ndihmon në lehtësimin e krizës globale të ushqimit, sidomos në vendt e lindjes.

Përpara takimit me dyer të mbyllura, Erdogan premtoi zhvillime pozitive ndërsa edhe Putin deklaroi se është i hapur për diskutime mbi këtë marrëveshje.

Pas kësaj të dy presidentët pritet të mbajnë një konferencë për mediat ku do të bëjnë të ditura detajet e takimit.

Marrëveshja e detit të zi e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara vijoi pavarësisht luftës Rusi Ukrainë, deri në muajn korrik kur Moska vendosi të tërhuqej pasi sipas saj, perëndimi nuk kishte respektuar kushtet.

Më herët disa orë përpara takimit,  Rusia vijoi valën e sulmeve në një nga portet më të mëdha eksportuese të grurit në Ukrainë.

Që prej korrikut kur Moska vendosi të tërhiqej sulmet ruse me dronë janë intensifikuar.

Shënjestër e tyre kanë qenë kryesisht infrastruktura dhe rezervat e grurit në portet e lumit Danub, i cili është përdorur si rruga kryesore e Ukrainës për eksportin e mallrave.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.