Erdogan thirrje Bidenit: Përgjegjësi e SHBA të sigurojë armëpushim, ndaleni ndihmën për Izraelin

Presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun turk Recep Tayyip Erdogan. Sipas raportimeve, gjatë kësaj bisede, Erdogan, i ka thënë shefit të Shtëpisë së Bardhë se SHBA ka një përgjegjësi historike për të siguruar një armëpushim të zgjatur në Gaza, sa më shpejt që të jetë e mundur. Në një deklaratë […]

Dhjetor 15, 2023 - 09:30
 0
Erdogan thirrje Bidenit: Përgjegjësi e SHBA të sigurojë armëpushim, ndaleni ndihmën për Izraelin

Presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun turk Recep Tayyip Erdogan.

Sipas raportimeve, gjatë kësaj bisede, Erdogan, i ka thënë shefit të Shtëpisë së Bardhë se SHBA ka një përgjegjësi historike për të siguruar një armëpushim të zgjatur në Gaza, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në një deklaratë në të cilën zbardhej biseda mes dy liderëve, zyra e Erdogan bën të ditur se kreu i qeverisë i tha Biden-it se armëpushimi duhet të arrihet sa më shpejt dhe se qeveria amerikane duhet të ndalojë së i dhëni ndihmë pa kushte Izraelit.

Sipas liderit turk, sulmet e zgjatura të Izraelit mund të kenë pasoja negative në të gjithë globin.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.