Erdogan: Vullneti ynë për të zgjidhur çështjet me Greqinë është i fortë

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se Turqia është e gatshme për të gjetur një zgjidhje që i shërben stabilizimit të marrëdhënieve me

Shtator 21, 2023 - 17:25
 0
Erdogan: Vullneti ynë për të zgjidhur çështjet me Greqinë është i fortë

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se Turqia është e gatshme për të gjetur një zgjidhje që i shërben stabilizimit të marrëdhënieve me Greqinë. Erdogan në një konferencë theksoi se Turqia ka treguar gjithmonë një vullnet të fortë në zgjidhjen e konflikteve me vendet e tjera.

“Ne kemi treguar një vullnet të fortë për të zgjidhur çështjet me Izraelin dhe Greqinë. Gjatë kësaj vizite, ne u takuam me kryeministrat e të dy vendeve dhe diskutuam çështjet në agjendën tonë ”, tha presidenti turk. “Ne i kushtojmë rëndësi të madhe dialogut tonë të rinovuar me Egjiptin. Ne vazhdojmë të ruajmë objektivin tonë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, pavarësisht pengesave dhe padrejtësive që kemi vuajtur për 60 vjet ”, shtoi ai.

 

Takimi i kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis me presidentin turk, Erdogan dhe deklaratat që pasuan dominojnë mediat e shkruara dhe elektronike në Turqi dhe Greqi. Mediat greke shkruajnë se artikujt në Turqi shkruajnë duke vënë në dukje synimin e qeverisë për të vazhduar klimën e mirë mes Greqisë dhe Turqisë, duke vënë theksin tek kriza klimatike dhe dukuritë ekstreme të motit që kanë prekur dy vendet, por edhe bashkëpunimi për çështjen e emigracionit .

 

“Erdogan dhe Mitsotakis ranë dakord: Ata do të punojnë së bashku për imigracionin”, është titulli i një botimi në gazetën Turkiye, duke shtuar se: “Duke ditur se çështja e emigracionit është një sfidë e përbashkët, të dy vendet kanë rënë dakord të punojnë së bashku”

 

Protothema shkruan se ky është vetëm një nga shumë të tjerë artikuj që i dedikohen frymës pozitive mes dy vendeve për të tejkaluar konfliktet.

 

Ishte Greqia fillimisht që la pas konfliktet për t’i ardhur në ndihmë Turqisë, gjatë tërmetit të fortë, ndërsa kjo e fundit i ktheu “qokën” Greqisë gjatë zjarreve që e përfshinë vendin këtë verë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.