Erë e fortë, dallgë deri në 2.5 metra, jepet alarmi në det

Kushtet e përkeqësuara atmosferike kanë sjellë erë të fortë dhe dallgë të larta deri në 2.50 metra, në detin Jon. Si pasojë, Drejtoria e Përgjithshme detare njofton ndalimin e lundrimit të peshkarexheva dhe anijeve të vogla lundruese deri në mesditën e së nesërmes, 14.12.2023. Ndërkojë anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë normalisht punën e […]

Dhjetor 13, 2023 - 14:13
 0
Erë e fortë, dallgë deri në 2.5 metra, jepet alarmi në det

Kushtet e përkeqësuara atmosferike kanë sjellë erë të fortë dhe dallgë të larta deri në 2.50 metra, në detin Jon.

Si pasojë, Drejtoria e Përgjithshme detare njofton ndalimin e lundrimit të peshkarexheva dhe anijeve të vogla lundruese deri në mesditën e së nesërmes, 14.12.2023.

Ndërkojë anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë normalisht punën e tyre.

“Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 12:00 të datës 14.12.2023”, thuhet në njoftim.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.