Erë e fortë dhe stuhi shiu, pezullohet lundrimi i trageteve nga porti i Durrësit

Gjiri i Durrësit vijon të jetë i ndikuar nga kushte hidrometeorologjike të paqëndrueshme, shoqëruar me reshje dhe erë të fortë me drejtim Jug-Juglindje, Jug-Jugperëndim. Po ashtu shpejtësia ka variuar nga 24-45 m/s, çka ka bërë që mbrëmjen e kaluar të mos ketë lundrim të trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas. Referuar udhëzimeve nga autoritet […]

Mars 11, 2024 - 11:35
 0
Erë e fortë dhe stuhi shiu, pezullohet lundrimi i trageteve nga porti i Durrësit

Gjiri i Durrësit vijon të jetë i ndikuar nga kushte hidrometeorologjike të paqëndrueshme, shoqëruar me reshje dhe erë të fortë me drejtim Jug-Juglindje, Jug-Jugperëndim.

Po ashtu shpejtësia ka variuar nga 24-45 m/s, çka ka bërë që mbrëmjen e kaluar të mos ketë lundrim të trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas.

Referuar udhëzimeve nga autoritet detare janë marrë masat për sigurimin e mjeteve lundruese që ndodheshin të ankoruara në kalatat portuale, me qëllim shmangien e çdo avarie.

Në orët në vijim pritet përmirësim i kushteve të motit dhe rikthimin gradual në normalitet edhe për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.