Erion Braçe publikon videon e aksidentit te liqeni: Ka më shumë se idioti, është kategoria e këtij tipi

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe hasi në vrapin e mëngjesit nga Liqeni Artificial i Tiranës, makinën ‘BMW’ që u aksidentua e më pas u braktis nga drejtuesi i saj. Ai ka ndarë video nga vendi i ngjarjes, duke thënë se ata që e kanë bërë një veprim të tillë janë idiotë të një kategorie […]

Gusht 22, 2023 - 11:56
 0
Erion Braçe publikon videon e aksidentit te liqeni: Ka më shumë se idioti, është kategoria e këtij tipi

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe hasi në vrapin e mëngjesit nga Liqeni Artificial i Tiranës, makinën ‘BMW’ që u aksidentua e më pas u braktis nga drejtuesi i saj.

Ai ka ndarë video nga vendi i ngjarjes, duke thënë se ata që e kanë bërë një veprim të tillë janë idiotë të një kategorie të rrallë.

“Ka idiotë, po idiotë si kjo kategori vështirë që të ketë! Se ç’duhet këtu në digën e liqenit kjo makinë gangsterash, horrash, askush nuk e di”, dëgjohet të thotë ai në videon që ka regjistruar dhe publikuar vetë.

”DUKET SIKUR IDIOTI ESHTE LIMITI;

POR KA SHUME SE IDIOTI, ESHTE KY!

BMW MBI DIGEN E LIQENIT, ATY KU PREJ MENGJESIT HERET NE MBREMJE KA VEC KEMBESORE E CIKLISTE!!

Domethene ka ngjitur Digen nga ana e pishinave, mbi 15 metra lartesi e pjerresi, ka marre perpara peme e shtylla dhe eshte perplasur ne murin e diges nga ana e liqenit!
KA QENE I VETEDISHEM;

Ka dale nga makina, ka hequr targat prej saj dhe ka ikur!!
Domethene, ta mendosh te dehur ben gabim, ta mendosh te taposur nga malli ben gabim prape;

Tipikisht idiot qe ka bere prove te ngjise digen me makine te forti!!”, shkruan Braçe.

/f.stafa

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.