Erkand Qerimaj i katërti në botë, Briken Calja medalje bronzi në turneun e Katarit

Erkand Qerimaj koleksionoi të tjera pikë të rëndësishme për ta kualifikuar këtë sportist në olimpiadën e Parisit vitin e ardhshëm. Peshëngritësi shkodran, që

Dhjetor 10, 2023 - 17:26
 0
Erkand Qerimaj i katërti në botë, Briken Calja medalje bronzi në turneun e Katarit

Erkand Qerimaj koleksionoi të tjera pikë të rëndësishme për ta kualifikuar këtë sportist në olimpiadën e Parisit vitin e ardhshëm. Peshëngritësi shkodran, që garon për Tiranën, e mbylli i katërti në botë garën në turneun “Grand Prih”, që po zhvillohet në Doha të Katarit. Ai ngriti 153 kg në shtytje dhe 181 në shkëputje.

Ndërkohë një tjetër sportist elitar i yni, si Briken Calja, fitoi medaljen e bronzit në stilin e tij të pëlqyer, shkëputje, duke ngritur 155kg, mirëpo nuk u kualifikua në dyjarësh, pasi dështoi të ngrinte 186 dhe më pas 187 kg të tria provat.

Shansi i radhës për pikët kualifikuese të Olimpiadës është Europiani i Sofjes në nisje të vitit 2024.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.