Escobar i ashpër: SHBA, BE, Mbretëria e Bashkuar dhe NATO kanë probleme në komunikim me Albin Kurtin

I deleguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esocbar në një konferencë për media ka pranuar se SHBA-të kanë probleme në komunikim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. “Partneriteti mes SHBA-së dhe Kosovës është mes popujve të Kosovës dhe SHBA-së. Nuk shkon prej një njeriu, ose një pale. Por, duhet të […]

Mars 12, 2024 - 17:05
 0
Escobar i ashpër: SHBA, BE, Mbretëria e Bashkuar dhe NATO kanë probleme në komunikim me Albin Kurtin

I deleguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esocbar në një konferencë për media ka pranuar se SHBA-të kanë probleme në komunikim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Partneriteti mes SHBA-së dhe Kosovës është mes popujve të Kosovës dhe SHBA-së. Nuk shkon prej një njeriu, ose një pale. Por, duhet të them, aktualisht ne kemi një problem me komunikimin me kryeministrin, nuk është veç SHBA-ja”.

Probleme në komunikim me Kurtin, sipas Escobar, nuk kanë vetëm Amerikanët, por edhe pjesa tjetër e botës perëndimore.

“Këtë problem Kosova e ka edhe me BE-në, me NATO-n, me Britaninë e Madhe. Edhe me partnerë të tjerë, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Kemi pasur një partneritet shumë të afërt me Kosovën në të kaluarën, ne duam ta kemi këtë lidhje edhe tani siç ishte në të kaluarën”.

I pyetur pse ende nuk është dërguar draft-statuti i Asociacionit për shqyrtim në Gjykatën Kushteteuse, Escobar ka potencuar se në këtë fazë është vështirë të kuptohet arsyeja.

“Ne inkurajojmë Kosovën të ecë para, Asociacioni nuk do të jetë një Republikë Srpska, nuk ka shtet brenda shteti, nuk ka asgjë në statut që lejon një autoritet ekzekutiv, ose fuqi ekzekutive. Kemi dëgjuar shumë arsye pse s’është dërguar në Kushtetuese, apo ecur përpara, por ne i refuzojmë të gjitha, duhet të ecë përpara sa më parë”, ka pohuar ai.

Top-diplomati amerikan ndër të tjera ka potencuar se me formimin e Asociacionit do të zgjidhej edhe çështja e valutës shtetërore serbe, Dinari./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.