Escobar këtë javë në Prishtinë, në fokus dialogu dhe çështja e dinarit serb

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të vizitojë Prishtinën këtë javë për të biseduar me kryeministrin e Kosovës dhe aktorët

Mars 11, 2024 - 11:55
 0
Escobar këtë javë në Prishtinë, në fokus dialogu dhe çështja e dinarit serb

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të vizitojë Prishtinën këtë javë për të biseduar me kryeministrin e Kosovës dhe aktorët e tjerë për dialogun si dhe çështjen e dinarit

Vizita do të ritheksojë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat e synojnë integrimin euroatlantik dhe një bashkëpunim më të thellë rajonal”, u shpreh Departamenti i Shtetit në njoftimin që konfirmoi vizitën.

Escobar do të mbërrijë në Prishtinë në një kohë kur marrëdhëniet e Uashingtonit me qeverinë e Albin Kurtit janë tensionuar për shkak të ndalimit të dinarit serb.

Kosova ka shpërfilllur deri tani paralajmërimet e ndërkombëtarëve për të bërë një hap pas./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.