Escobar në Shkup për “Kushtetutën”; i dërguari amerikan kërkon të bindë opozitën për të pranuar ndryshimet

Ndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar prej të enjtes ndodhet për vizitë në Maqedoninë e Veriut në përpjekje për të bindur opozitën maqedonase

Gusht 25, 2023 - 15:27
 0
Escobar në Shkup për “Kushtetutën”; i dërguari amerikan kërkon të bindë opozitën për të pranuar ndryshimet

Ndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar prej të enjtes ndodhet për vizitë në Maqedoninë e Veriut në përpjekje për të bindur opozitën maqedonase që të mbështesë ndryshimet kushtetuese.

Ato kanë lidhje me marrëveshjen që shkupi ka bërë me Sofien si kusht drejt anëtarësimit në BE.

 

GABRIEL ESKOBAR

I DERGUAR I SHBA PER BALLKANIN PERËNDIMOR

 

“Duam t’ju shohim në Bashkimin Evropian. Ju jeni anëtare e Këshillit eurotlantik, kështu që duam që të jeni sa më pranë strukturave evropiane. Më vjen mirë që ka nisur ky proces dhe shpresoj se do të vazhdojë”

 

I dërguari amerikan nenvizoi se të njëjtat mesazhe do tia përcjellë edhe opozitës e cila ka thënë se pranon argumentet e SHBA por jo presionet.

 

“Askush këtu nuk do t’iu nënshtrohet torturave. SHBA nuk bën zgjedhjen e qeverive të anëtarëve të NATO-s. Megjithatë, ne kemi pritshmëri dhe do ta përcjell mesazhin e njëjtë në gjithë rajonin se, SHBA-ja i sheh si partnerë natyralë ata që janë të përkushtuar në integrimin evropian, në NATO dhe luftën kundër korrupsionit”.

 

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se mbështetja e fuqishme nga faktori ndërkombëtar, dëshmon rrugën e drejtë të institucioneve të Maqedonisë së Veriut ndërsa hodhi poshtë pretendimet e opozitës se ndryshimet kushtetuese do të dëmtonin interesat e qytetarëve.

 

Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë i hapi rrugën Shkupit që të nisë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 

Por, nëse ndryshimet kushtetuese nuk miratohen, atëherë negociatat nuk do të mund të vazhdojnë, pasi Sofja mban të drejtën e vetos, të cilën e ka përdorur edhe më parë.

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.