“Është lajm i rremë”, Izraeli mohon që të jetë paralajmëruar nga Egjipti për sulmin e Hamasit

Izraeli vijon t’i quajë lajm të rremë informacionet se u paralajmërua nga Egjipti për sulmin e Hamasit. Refuzimi është kategorik prej tyre, ndërsa pohojnë se shërbimi sekret dhe ushtria kishin më pak informacion atë natë se sa ajo që ndodhi. ‘’Egjiptianët nuk ofruan asnjë lloj alarmi inteligjence – as tërthorazi, as drejtpërdrejt, as me aludim, […]

Tetor 15, 2023 - 15:15
 0
“Është lajm i rremë”, Izraeli mohon që të jetë paralajmëruar nga Egjipti për sulmin e Hamasit

Izraeli vijon t’i quajë lajm të rremë informacionet se u paralajmërua nga Egjipti për sulmin e Hamasit.

Refuzimi është kategorik prej tyre, ndërsa pohojnë se shërbimi sekret dhe ushtria kishin më pak informacion atë natë se sa ajo që ndodhi.

’Egjiptianët nuk ofruan asnjë lloj alarmi inteligjence – as tërthorazi, as drejtpërdrejt, as me aludim, as me murmuritje, as me shkelje syri – për asnjë nga njerëzit që janë në kontakt me ta, natyrisht as për kryeministrin, i cili nuk është takuar me ministrin egjiptian të inteligjencës gjatë gjithë mandatit të tij, por as me të besuarit si unë, kreun e shërbimit sekret apo të Mossad-it, komandantët e IDF-së që janë në kontakt me të. Ky është një lajm i rremë i cili natyrisht u mohua – jo vetëm nga ne, por edhe nga egjiptianët. Po atë natë, rreth 2 orë e gjysmë para sulmit, i cili filloi në 6.30 të mëngjesit, kishte sinjale të inteligjencës që çuan në thirrjen e shefit të Shërbimit Sekret Shin Bet në orën 4 të mëngjesit, dhe më pas pati një bisedë me krerët e Ushtrisë. Si Shin Bet ashtu edhe ushtria vlerësuan, në bazë të provave para tyre, se kjo nuk parashikonte atë që ne të gjithë pësuam përfundimisht. Përsëri, këto çështje do të shqyrtohen. Fakt është se Hezbollahu, tani për tani, po kërkon përshkallëzimin e situatës.’’
/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.