“Është lojtar i kompletuar”, Luis Enrique: Zaire-Emery është një nga më të mirët që kam në skuadër

Gjigandët francezë të Paris Saint-Germain mposhtën këtë fundjavë në klasiken e futbollit francez, rivalët e Marseille, me rezulatitin e thellë, 4 me 0, me “parisienë”, që nuk hasën vështirësi në sfidën e së dielës, teksa dominuan totalisht rivalët. E vetmja gjë negative për kryeqytetasit ishte dëmtimi i Kylian Mbappe, takimi i të cilit zgjati vetëm […]

Shtator 26, 2023 - 09:50
 0
“Është lojtar i kompletuar”, Luis Enrique: Zaire-Emery është një nga më të mirët që kam në skuadër

Gjigandët francezë të Paris Saint-Germain mposhtën këtë fundjavë në klasiken e futbollit francez, rivalët e Marseille, me rezulatitin e thellë, 4 me 0, me “parisienë”, që nuk hasën vështirësi në sfidën e së dielës, teksa dominuan totalisht rivalët.

E vetmja gjë negative për kryeqytetasit ishte dëmtimi i Kylian Mbappe, takimi i të cilit zgjati vetëm gjysmë ore, mirëpo tekniku Luis Enrique, pas ndeshjes nuk u ndal te “ylli” francez, por vlerësoi performancën e djemve të tij, sidomos të 17-vjeçarit Warren Zaire-Emery.

“Warren është një futbollist që duket sikur është 37 vjeç, jo 17. Është një mundësi e shkëlqyer për mua që të kem një lojtar me cilësi të tilla. Ai luajti shumë me Galtier sezonin e kaluar.

Kënaqësi ta stërvitësh. E cilësoj si një lojtar shumë të kompletuar, shumë profesionist dhe një shembull. I përulur, punëtor i madh dhe profesionist në maksimum. Shumë inteligjent në fushë dhe që gjithmonë di të luajë me shokët e skuadrës”,- u shpreh tekniku spanjoll.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.