Ethet e Euro 2024, Kombëtarja Shqiptare për fitore në Pragë, Sylvinho skicon formacionin

Ndeshje vendimtare ku detyrim është fitorja! Kombëtarja shqiptare luan sot përballë Republikës Çeke në Pragë , në një takim që mund të vendosë shumë për fatin e kuqezinjve në Euro 2024. Skuadra e drejtuar nga braziliani Silvinho zhvilloi pasditen e të mërkurës dhe seancën e fundit stërvitore ku grupi ishte i plotë dhe pa probleme […]

Shtator 7, 2023 - 09:46
 0
Ethet e Euro 2024, Kombëtarja Shqiptare për fitore në Pragë, Sylvinho skicon formacionin

Ndeshje vendimtare ku detyrim është fitorja! Kombëtarja shqiptare luan sot përballë Republikës Çeke në Pragë , në një takim që mund të vendosë shumë për fatin e kuqezinjve në Euro 2024.

Skuadra e drejtuar nga braziliani Silvinho zhvilloi pasditen e të mërkurës dhe seancën e fundit stërvitore ku grupi ishte i plotë dhe pa probleme fizike.

Mungesa e vetme është Qazim Laçi për shkak të gjendjes gripale të tij. Pjesa tjetër e skuadrës është në dispozicion të trajnerit.

Sa i përket formacionit nuk pritet të ketë shumë ndryshime. Me skemën 4-3-2-1, në portë do të qëndrojë Etrit Berisha, mbrojtja nga krahët Hysaj dhe Balliu ndërsa në qendër Ismajli dhe Gjimshiti.

Mesfusha do të ketë Bajrami, Ramadani, Asllani ndërsa sulmi Uzuni dhe Asani do të ndihmohen nga Sokol Cikalleshi.

Aktualisht Shqipëria ka 6 pikë në grupin E, një më pak se Republika Çeke kryesuese dhe në rast të një suksesi kuqezinjtë do të rrëmbenin vendin e parë.

Dueli nis prej orës 20:45 në Fortuna Arena në Pragë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.