Etrit Berisha me ekip të ri në Seria A, firmos me Empolin

Etrit Berisha është portieri më i ri i Empolit në Serie A. Ka qenë klubi italian që ka zyrtarizuar gjithçka për 34-vjeçarin. Kapiteni i kombëtares shqiptare tanimë lë Torinon dhe kalon në ekipin e ri, duke mbetur në elitën e futbollit në vendin fqinj. “Klubi i Futbollit Empoli njofton se ka arritur një marrëveshje me […]

Gusht 29, 2023 - 17:01
 0
Etrit Berisha me ekip të ri në Seria A, firmos me Empolin

Etrit Berisha është portieri më i ri i Empolit në Serie A. Ka qenë klubi italian që ka zyrtarizuar gjithçka për 34-vjeçarin. Kapiteni i kombëtares shqiptare tanimë lë Torinon dhe kalon në ekipin e ri, duke mbetur në elitën e futbollit në vendin fqinj.

“Klubi i Futbollit Empoli njofton se ka arritur një marrëveshje me klubin e futbollit Torino për blerjen përfundimtare të futbollistit Etrit Berisha”, njoftohet nga Empoli. Kujtojmë se Berisha nuk luajti sezonin e shkuar me Torinon, kjo për shkak të zënkës me trajnerin e ekipit.

Berisha e nisi karrierën te 2 Korriku në Kosovë, për të kaluar më pas te Kalmar në Suedi, aty ku u ble nga Lazio në verën e 2013. Pas kryeqytetasve, Berisha luajti edhe për Atalantën, SPAL-in dhe Torinon, për të mbetur sërish në Serie A.

34-vjeçari ka mbrojtur në 76 raste portën e kombëtares shqiptare, duke qenë ndër lojtarët me më shumë paraqitje.

https://www.facebook.com/reel/6399734453478305

/f.stafa

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.