Etrit Berisha pëson shtatë gola nga Roma. Mourinho: Më vjen keq për Empolin!

Roma ka shënuar fitore më bindëse deri me tani në edicionin e ri në Serie A. Romakët shënuan fitore me rezultat 7:0 ndaj Empolit, në takimin e javës së 4-të në Serie A. Roma e Mourinhos sonte ka treguar super ndeshje ndaj Empolit të Ardian Ismajit e Stiven Shpendit. Portieri Etrit Berisha ka pësuar shtatë […]

Shtator 18, 2023 - 08:39
 0
Etrit Berisha pëson shtatë gola nga Roma. Mourinho: Më vjen keq për Empolin!

Roma ka shënuar fitore më bindëse deri me tani në edicionin e ri në Serie A. Romakët shënuan fitore me rezultat 7:0 ndaj Empolit, në takimin e javës së 4-të në Serie A.

Roma e Mourinhos sonte ka treguar super ndeshje ndaj Empolit të Ardian Ismajit e Stiven Shpendit. Portieri Etrit Berisha ka pësuar shtatë gola.

Ardian Ismajli dhe Stiven Shpendi, u inkuadruan në pjesën e dytë në radhët e Empolit. Ismaji na minuta e 46-të e Shpendi nga e 84-ta.

Golat i shënuan Dybala (2′-nga penalltia e 55′), Sanchez (8′), Grossi (35′-autogol), Cristante (80′), Lukaku (82’) e Mancini (86′).

Fitoja e parë e Romës dhe renditet në vend të 12-të me 4 pikë e Empoli në fund me 0 pikë e me goldallim 0:12.

Në lidhje me këtë përballje, foli edhe trajneri i skuadrës kryeqytetase, Jose Mourinho, i cili në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “DAZN”, ndër të tjera u shpreh:

“Duhet të mendoj ndryshe. Ne luajtëm mirë, por jo për të fituar 7-0.

Është diçka që ndodh, nuk është se luan për të fituar me një rezultat si ky. Kemi luajtur një ndeshje të mirë, jo me uniformitet, por me shume ulje-ngritje.

Në nivel fizik mund të shohësh që ka lojtarë që nuk kanë kushtet për të luajtur një ndeshje 90 minutëshe.

 Rezultati 7-0 ndodh. Më vjen keq për Empolin, por ky është futboll dhe ndonjëherë ndodh. 

Goli i parë i Lukakut? Nuk ishte e rëndësishme për mua, ndoshta ishte për të.

Më intereson skuadra, nëse ai shënon apo jo nuk ndryshon asgjë për mua. Më intereson që ai t’i japë një profil tjetër skuadrës, duhet të mësojmë, për të luajtur më mirë me të dhe ai me ne.

Ne kemi nevojë për t’u përmirësuar dhe sot nga pankina pashë gjëra që nuk më pëlqyen. Unë po flas për ekipin, jo për Romelu”, deklaroi Mourinho.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.