Euro 2024, Buffon: Të mos vendosim “karrocën para kuajve”, Shqipëria ka treguar vlera, nuk duhet t’i nënvlersojmë

Shorti i “Euro 2024” i rezervoi grupin e “Ferrit” Shqipërisë, e cila do të përballet me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Ndeshjen e parë

Dhjetor 3, 2023 - 11:12
 0
Euro 2024, Buffon: Të mos vendosim “karrocën para kuajve”, Shqipëria ka treguar vlera, nuk duhet t’i nënvlersojmë

Shorti i “Euro 2024” i rezervoi grupin e “Ferrit” Shqipërisë, e cila do të përballet me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Ndeshjen e parë kuqezinjtë e Silvinjos do ta luajnë në 15 Qershor në Hamburg përballë Italisë. Kjo do të jetë hera e parë për Shqipërinë që përballet në një ndeshje zyrtare në Italinë, të cilët aktualisht mbajnë dhe statusin e kampionëve në fuqi të europës.

Por pavarësisht pozicioneve në të cilat ndodhen Italia dhe Shqipëria, fqinjët tanë nuk duken dhe aq të qetë në përballjen me kuqezinjtë.

Në një intervistë të dhënë legjenda e portës  “axurre” Gian Luigi Buffon, ka vlerësuar maksimalisht kuqezinjtë, duke theksuar se nuk ka aspak vend për neglizhencë, pasi Shqipëria e ka treguar mjaft mirë veten në fazën kualifikuese.

Ndeshja e parë ndaj Shqipërisë është stimulus, mendoj se më e drejta është të mos vendosim “karrocën para kuajve”. Shqipëria është në një grup ferri, por duhet respektuar. Besoj se Shqipëria do të jetë problem jo vetëm i Italisë, por edhe Spanjës e Kroacisë. Nuk mund të bëjmë parashikime nëse një barazim apo humbje ndaj tyre në ndeshjen hapëse mund të ndikojë në rrugëtimin tonë. Shqipëria ka vlera dhe i ka treguar ato”, u shpreh Buffon. /Vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.