Euro 2024/ Duka optimist: Mund të kalojmë grupin, kam besim te Shqipëria

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka komentoi shortin e Euro 2024, ku kuqezinjtë gjejnë Kroacinë, Spanjën dhe Italinë Cili është mendimi juaj i parë për këtë short? Nuk besoj se ka grup të lehtë dhe ekipe të dobëta, ndaj edhe quhet turne final Europian. Këtu vijnë skuadrat më të mira, ndaj nuk mund […]

Dhjetor 2, 2023 - 20:25
 0
Euro 2024/ Duka optimist: Mund të kalojmë grupin, kam besim te Shqipëria

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka komentoi shortin e Euro 2024, ku kuqezinjtë gjejnë Kroacinë, Spanjën dhe Italinë

Cili është mendimi juaj i parë për këtë short?

Nuk besoj se ka grup të lehtë dhe ekipe të dobëta, ndaj edhe quhet turne final Europian. Këtu vijnë skuadrat më të mira, ndaj nuk mund të nisesh nga shorti, por të jesh gati për të bërë më të mirën. Unë dua të falënderoj futbollistët, stafin, trajnerin Sylvinho dhe tifozët, që e sollën Shqipërinë në Europian. Ta shijojmë këtë sukses dhe të përgatitemi për finalet e Europianit, ku do të provojmë të bëjmë më të mirën. I fortë bëhesh duke fituar me të fortët, ndaj ne këtë do ta provojmë në Europian.

Donit Gjermaninë dhe Serbinë në grup…

Nuk kam kërkuar Serbinë, por nga vazoja e katërt mendoja se ata ishin një skuadër më e përshtatshme se Italia dhe Zvicra. E hapim Europianin me Italinë, ku shpresojmë të kemi djemtë në formë të mirë dhe të bëjmë më të mirën. Uroj dhe vazhdojmë të besojmë që do të kalojmë grupin. Nuk e di kush nuk do të kualifikohet nga ato të treja.

Spalletti dhe Daliç deklaruan se është grup shumë i vështirë…

Përderisa e thonë ata, do të thotë që llogarisin edhe Shqipërinë si kundërshtar të fortë. Nuk do të jetë e lehtë, por ne do të bëjmë më të mirën. Janë të gjitha ndeshje për t’u luajtur dhe për t’u shijuar.

Sa duhet të jetë kapaciteti i stadiumit për ndeshjen me Italinë?

Unë kam shumë besim që do të ketë mbështetje të madhe për Shqipërinë, por nuk do të jenë më të paktë edhe italianët. Unë uroj që Italia ta nisë ndeshjen lehtë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.