Euro 2024/ Fjalët e para të Silvinhos për shortin: Do provojmë të tregojmë forcën tonë, edhe pse jemi në grup të vështirë

Fati nuk ishte me Shqipërinë, teksa në Euro 2024  gjejmë Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Nuk mund të ishte i kënaqur me goglat trajneri i kuqezinjve, Silvinho, i cili duket se priste diçka tjetër. “Është shumë bukur të jem këtu për Shqipërinë, jemi shumë të lumtur. A folët me Spalettin për shortin? “Jo gjithçka ishte shumë […]

Dhjetor 2, 2023 - 19:49
 0
Euro 2024/ Fjalët e para të Silvinhos për shortin: Do provojmë të tregojmë forcën tonë, edhe pse jemi në grup të vështirë

Fati nuk ishte me Shqipërinë, teksa në Euro 2024  gjejmë Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Nuk mund të ishte i kënaqur me goglat trajneri i kuqezinjve, Silvinho, i cili duket se priste diçka tjetër.

“Është shumë bukur të jem këtu për Shqipërinë, jemi shumë të lumtur.

A folët me Spalettin për shortin? “Jo gjithçka ishte shumë e shpejtë, shkëmbeva disa fjalë me të. Është grup i vështirë, nuk ka skuadra të lehta. Kam punuar në Itali. Siç kam jetuar dhe kam luajtur në Spanjë, i njoh edhe atje, mentalitetin e tyre”.

Armë plus që i njeh këto dy filozofi? “E shoh të vështirë, të gjithë njihemi. Kam pasur një rrugëtim në Itali dhe Spanjë, por të gjithë njihen. Ata janë të fortë, por janë mësuar të luajmë në këtë turne. Do të shkojmë të tregojmë forcën tonë.

Grupi është i vështirë, por të gjitha janë të vështira. Kemi Kroacinë, Spanjën dhe Italinë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione. Do të provojmë është një sfidë e bukur. Mungon vetëm Brazili dhe Argjentina? Ndoshta luajmë në çerekfinale dhe gjysmëfinale”, – tha ai./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.