Euro 2024/ Holanda publikon listën zyrtare

Trajneri i Holandës, Ronald Kuman, ka vendosur që të mos presë datën 7 qershor për të publikuar listën përfundimtare të skuadrës së tij

Maj 29, 2024 - 20:25
 0
Euro 2024/ Holanda publikon listën zyrtare

Trajneri i Holandës, Ronald Kuman, ka vendosur që të mos presë datën 7 qershor për të publikuar listën përfundimtare të skuadrës së tij për pjesëmarrjen në Euro 2024. Tekniku ka bërë sot zyrtarë 26 emrat që do të ketë në dispozicion për aktivitetin, nga 30 që kishte në listën paraprake.

Portieri Olij, të dëmtuarit Timber dhe De Run priteshin nga të gjithë. Por ajo që ka ccuditur është se emri i katërt ishte ai i Ian Matsen. Futbollisti i huazuar nga Ccelsi te Borusia Dortmund, ka bërë mjaft mirë në këtë sezon dhe ka qenë protagonist në ecurinë drejt finales së Ligës së Kampioneve që luhet këtë fundjavë. Ndaj vendimi i trajnerit është cilësuar nga shumëkush si i pakuptimtë.

Portierë: Bijlou, Fleken, Verbrugen.

Mbrojtës: Ake, Blind, Van Dajk, Dumfris, Frimpong, Gertruida, De Ligt, Verman, Van de Ven, De Vraj.

Mesfushorë: Gravenbersh, De Jong, Kupmainers, Reijnders, Shuten, Vajnaldum.

Sulmues: Bergvajn, Brobej, Depaj, Gakpo, Malen, Simons, Veghorst.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.