EURO 2024, lista e Sylvinhos/ Pano: Nga ana morale, Cikalleshi duhej respektuar. Gjoka: Trajneri ka ndryshuar mentalitetin

Specialisti i futbollit, Ledio Pano ka dalë kundër listës së trajnerit brazilian të kombëtares, Sylvinho, i cili bëri publik emrat e lojtarëve që do të luajnë në kampionatin evropian, EURO 2024. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Pano u shpreh se Sokol Cikalleshi, i cili u la jashtë listës, duhej respektuar nga ana morale, […]

Maj 29, 2024 - 21:10
 0
EURO 2024, lista e Sylvinhos/ Pano: Nga ana morale, Cikalleshi duhej respektuar. Gjoka: Trajneri ka ndryshuar mentalitetin

Specialisti i futbollit, Ledio Pano ka dalë kundër listës së trajnerit brazilian të kombëtares, Sylvinho, i cili bëri publik emrat e lojtarëve që do të luajnë në kampionatin evropian, EURO 2024.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Pano u shpreh se Sokol Cikalleshi, i cili u la jashtë listës, duhej respektuar nga ana morale, për atë që ka dhënë për kombëtaren. Sipas Panos, në listë duhej të ishin edhe Myrto Uzuni me Keidi Baren.

Ndërsa trajneri Ernest Gjoka deklaroi se Sylvinho ka ndryshuar mentalitetin e kombëtares. Gjoka thotë se Sylvinho ka dashur të marrë lojtarët të cilët janë në formën optimale fizike.

Pjesë nga diskutimi

Ledio Pano: Sigurisht, është një kombëtare e cila mund të kishte Cikalleshin, Uzunin dhe Baren brenda. Tre emra, ndoshta Cikalleshi pak më shumë, por Uzuni dhe Bare kanë dhënë kontributin e tyre. E cilësova si një mosrespekt, apo diçka të cilën trajneri Sylvinho, ndoshta nuk i ka pëlqyer diçka nga Uzuni dhe ai inati e bëri që ta lërë jashtë. Ishte momenti të mos tregonte trajneri inatet e veta. E shoh si një gjë jo normale, apo edhe jo morale tek këta sportisë të mos jenë në europian.

Ernest Gjoka: Unë mendoj që në përgjithësi, kur bëhet lista, ka përgjegjësi personale. Selektori ka tjetër këndvështrim, mendim. Tre futbollistët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ekipin kombëtar. Ekipi kombëtar, të gjithë duhet të sakrifikojmë. Në momentin e përzgjedhjes, lista është moment shumë delikat. Ky selektor ka ardhur në një moment shumë të vështirë për kombëtaren. Ai e mori, e ngriti, ndryshoi mentalitetin, arriti sukses të jashtëzakonshëm. Bëri histori në futbollin shqiptar. Ndryshoi mentalitetin. Ta kthesh një skuadër në mentalitet fitues. Na vjen keq për Cikalleshim por unë mendoj që nuk duhet ta gjykojmë Sylvinhon për përzgjedhjen. Ne e kemi bërë historinë, që të shkonim në evropian. Unë jam pro trajnerit sepse jam vetë trajner.

Ledio Pano: Presioni te lista është te trajneri. Po flasim nga ana morale. Ne duhet të respektojmë se lojtarët çfarë kanë dhënë në fushë. Nga ana morale, duhet ta kishte respektuar Cikalleshin.

Ernest Gjoka: Çdo trajner,m do laojtarët më të fortë fizikisht, është një kompeticion shumë i egër. Duhet skuadër e përgatitur nga ana mentale./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.