Euro 2024, nga sot përjetoni emocionet e aventurës më të bukur sportive në TRING

Sot në mbrëmje nis aventura më e bukur sportive e kësaj vere, Euro 2024, që premton emocione të forta. Kampionatin evropian të futbollit,

Qeshor 14, 2024 - 12:45
 0
Euro 2024, nga sot përjetoni emocionet e aventurës më të bukur sportive në TRING

Sot në mbrëmje nis aventura më e bukur sportive e kësaj vere, Euro 2024, që premton emocione të forta. Kampionatin evropian të futbollit, do të mund ta ndiqni të plotë dhe ekskluzivisht në Tring, platformën që zotëron platformën më prestigjioze sportive në vend.

Nën moton “bëjmë histori së bashku”, Tring u dhuron shqiptarëve kudo që ndodhen ëndrrën kuqezi, për çdo abonim dhe riabonim, pasi Euro 2024 na gjen më krenarë se kurrë, me djemtë e kombëtares në një sipërmarrje historike. Në fushat e blerta gjermane, ata do të jenë 11, por pas tyre zemrat peshë të 10 milionë shqiptarëve kudo nëpër botë, të gjithë të bashkuar para ekranit të Tring, me dy kanale të dedikuara, Klan Sport 1 dhe Klan Sport 2, të cilat do të transmetohen ekskluzivisht dhe vetëm në këtë platformë, nw paketat tokwsore, satelitore dhe OTT.

51 ndeshje, 24 skuadra dhe një qëllim i vetëm, ngritja e trofeut.

Në fushë do të zbresin më të mirët, mbi supet e tyre e gjithë pesha e ëndrrave të qindra milionë njerëzve.

Ndaj, vishni fanellat kuqezi dhe pranoni ftesën e Tring për të qenë pjesë e festës më të madhe sportive evropiane dhe për të shkruar së bashku historinë… Me Tring, zemrat rrahin kuqezi!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.