EURO 2024/ Parashikimi për ndeshjen, Shqipëria luan si favorite në Moldavi

Shqipëria do të zbresë në fushë si skuadër favorite në Kishinau. Pavarësisht se luan në transfertë kundër Moldavisë, kuqezinjtë cilësohen si ekipi më i mirë dhe që ka më tepër gjasa të fitojë në përballjen e 17 nëntorit. Kompanitë ndërkombëtare e kuotojnë 1,8 triumfin e kuqezinjve, fitorja e moldavëve është 4,75, ndërsa barazimi 3,4. Për […]

Nëntor 14, 2023 - 14:21
 0
EURO 2024/ Parashikimi për ndeshjen, Shqipëria luan si favorite në Moldavi

Shqipëria do të zbresë në fushë si skuadër favorite në Kishinau. Pavarësisht se luan në transfertë kundër Moldavisë, kuqezinjtë cilësohen si ekipi më i mirë dhe që ka më tepër gjasa të fitojë në përballjen e 17 nëntorit.

Kompanitë ndërkombëtare e kuotojnë 1,8 triumfin e kuqezinjve, fitorja e moldavëve është 4,75, ndërsa barazimi 3,4.

Për sa i takon duelit tjetër të Grupit E kualifikues, Polonia cilësohet lehtësisht favorite në sfidën me Republikën Çeke. Shqipëria shihet në pozita kaq komode prej faktit që kryeson me 13 pikë dhe është paraqitur si skuadra më e mirë e grupit.

Kuqezinjtë fituan me rezultatin e pastër 2-0 ndeshjen e kaluar ndaj Moldavisë, të luajtur në qershor në Arenën Kombëtare. Ajo sfidë u vendos nga supergoli i Jasir Asanit dhe rrjeta e shkëlqyer e Nedim Bajramit.

Kjo do të jetë përballja e shtatë në histori e Kombëtares kuqezi me moldavët, të cilët janë një përfaqësuese që në arenën ndërkombëtare ka debutuar vetëm në vitin 1991.

Në gjashtë sfidat e mëparshme, Shqipëria ka regjistruar 5 fitore dhe një barazim. Fakti më i rëndësishëm është se sukseset përballë moldavëve janë regjistruar të gjithë në ndeshje kualifikuese, teksa barazimi lidhet me miqësoren e vitit 2012 në Tiranë.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.