Euro 2024/ Shqipëria e nis me Italinë dhe e mbyll me Spanjën, datat e ndeshjeve të grupit B

Shqipëria do të ketë një grup ferri në “Euro 2024”. Kuqezinjtë, në shortin e hedhur në Hamburg të Gjermanisë, ranë në Grupin B, ku do të përballen me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë. Ndeshja e parë e Kombëtares do të jetë kundër Italisë, ditën e dytë të Evropianit, me Kroacinë në 19 qershor (Hamburg) dhe me […]

Dhjetor 2, 2023 - 19:13
 0
Euro 2024/ Shqipëria e nis me Italinë dhe e mbyll me Spanjën, datat e ndeshjeve të grupit B

Shqipëria do të ketë një grup ferri në “Euro 2024”. Kuqezinjtë, në shortin e hedhur në Hamburg të Gjermanisë, ranë në Grupin B, ku do të përballen me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Ndeshja e parë e Kombëtares do të jetë kundër Italisë, ditën e dytë të Evropianit, me Kroacinë në 19 qershor (Hamburg) dhe me Spanjën do të luhet në 24 qershor (Dyzeldorf).

Ndeshjet e Shqipërisë:

Ndeshja e parë e kuqezinjve: më 15 Qershor në Dortmund, përballë Italisë.

Ndeshja e dytë e kuqezinjve: më 19 qershor në Hamburg ndaj Kroacisë.

Ndeshja e dytë e kuqezinjve: më 23 qershor në Dusseldorf kundër Spanjës.

Grupet e Euro  2024

GRUPI A: Gjermani, Skoci, Hungari, Zvicër

GRUPI B: Spanjë, Kroaci, Itali, Shqipëri.

GRUPI C: Slloveni, Danimarkë, Serbi, Angli.

GREPI D: Play-off A, Holandë, Austri, Francë

GRUPI E: Belgjikë, Sllovaki, Rumani, Play-off B

GRUPI F: Turqi, Play-off C, Portugali, Çeki

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.