“Euro 2024″/ Sylvinho: Detyra jonë t’i përgatisim të gjithë lojtarët, në fushë zbresin më të mirët

Trajneri Sylvinho doli sot në konferencën për shtyp, në lidhje me përgatitjet e kombëtares shqiptare për Euro 2024. Braziliani u shpreh se po përgatit sa më mirë lojtarët, që të japin kontributin e tyre për kombëtaren e Shqipërisë. “Këtu është një atmosferë shumë e mirë. Donim që ta nisnim në Tiranë, për të ndier atmosferën […]

Qeshor 2, 2024 - 14:25
 0
“Euro 2024″/ Sylvinho: Detyra jonë t’i përgatisim të gjithë lojtarët, në fushë zbresin më të mirët

Trajneri Sylvinho doli sot në konferencën për shtyp, në lidhje me përgatitjet e kombëtares shqiptare për Euro 2024.

Braziliani u shpreh se po përgatit sa më mirë lojtarët, që të japin kontributin e tyre për kombëtaren e Shqipërisë.

“Këtu është një atmosferë shumë e mirë. Donim që ta nisnim në Tiranë, për të ndier atmosferën dhe entuziazmin e njerëzve. Kemi 3-4 ditë që kemi nisur fazën përgatitore. Kemi Seferin që luajti në datën 29 maj, kemi Abrashin që ka luajtur së fundmi, mbrëmë u bashkua me grupin. Kemi edhe kapitenin Gjimshiti që ka një ndeshje për të luajtur. Do të bashkohet nesër me ne.

Po përgatitemi sa më mirë për Euro 2024. Kam parë motivimin e duhur te skuadra. Nuk na mungon karikimi dhe motivimi, kjo është një gjë shumë e bukur. Kemi lojtarë me karakteristika të ndryshme. Nesër, me shumë mundësi do e kemi grupin të plotë. Ka lojtarë që kanë ardhur nga shumë ndeshje. Nuk po them që janë të lodhur, por duhet t’i menaxhojmë mirë.

Si edhe ata që nuk kanë luajtur shumë. Euro 2024 është turne i shpejtë dhe dinamik. Duhet të përgatitim sa më mirë lojtarët, që të japin kontributin e tyre për kombëtaren e Shqipërisë. Duhet të përgatitim të gjithë lojtarët, të gjithë, dhe të aktivizojmë më pas më të mirët. Gjithë grupi ka karikimin e duhur”, tha braziliani.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.