Euro 2024/ Sylvinho për Marca: Jemi më mirë se në 2016, tribunat në Gjermani do jenë kuqezi

Kroacia, Spanja dhe Italia, këta janë kundërshtarët e Shqipërisë në finalet e Euro 2024. Nga 14 qershori – 14 korrikun e 2024 në Gjermani do zhvillohet Kampionati Evropian dhe tanët u shortuan në Grupin B. Në një intervistë për “Marca” në Spanjë, trajneri Sylvinho ka thënë se në çdo grup të ishte Kombëtarja, do ishte […]

Dhjetor 4, 2023 - 21:45
 0
Euro 2024/ Sylvinho për Marca: Jemi më mirë se në 2016, tribunat në Gjermani do jenë kuqezi

Kroacia, Spanja dhe Italia, këta janë kundërshtarët e Shqipërisë në finalet e Euro 2024. Nga 14 qershori – 14 korrikun e 2024 në Gjermani do zhvillohet Kampionati Evropian dhe tanët u shortuan në Grupin B.

Në një intervistë për “Marca” në Spanjë, trajneri Sylvinho ka thënë se në çdo grup të ishte Kombëtarja, do ishte ‘grupi i vdekjes’.

“Ne presim një skenar të vështirë. Por, jo vetëm grupi ynë. Është hera e dytë që jemi në një Kampionat Evropian. Jemi rritur dhe do të jetë më mirë se në 2016. Do të jetë e mrekullueshme të testojmë forcën tonë”, trajneri i Shqipërisë në një intervistë për Marca.

Më pas braziliani foli për ecurinë e kualifikueseve, duke thënë se është bërë një punë e shkëlqyer duke lënë pas Poloninë dhe Çekinë.

“Vendi është shumë entuziast. Ne kemi bërë një punë të shkëlqyer. Ne përfunduam të parët kundër Polonisë, e cila është e fortë dhe një ekipi të madh si Republika Çeke”, shtoi ai.

Sylvinho tha se ka ndjenja të përziera për Spanjën. Si lojtar, ai ka qenë pjesë e Celta Vigos dhe Barcelonës.

“Kam një dashuri të madhe për të. Spanja ka shumë cilësi, në të gjitha fushat dhe është një ekip i mësuar me ndeshje shumë kërkuese”, shtoi braziliani.

‘Fati’ te goglat për trajnerin nuk ka të thotë, pasi secili grup do ishte i vështirë.

“Të shohim se çfarë mund të bëjmë. Si mund t’i përballojmë këto ndeshje. Do të jetë mirë. Ne jemi tashmë të lumtur që jemi këtu. E dinim se do të ishte e vështirë dhe se çfarëdo ekipi që të përballeshim do të ishte ‘grupi i vdekjes’ për ne”, tha 49-vjeçari.

Diçka që Shqipëria do të llogarisë do të jetë përkrahja e madhe nga tifozët.

“Kjo është e vërtetë. Në Gjermani ka shumë shqiptarë dhe do të ishte mirë të shikosh tribunat dhe ta shohësh plot me kuqezinj”, deklaroi Sylvinho./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.