Euro 2024/ Sylvinho shpall listën me 27 emrat për në Gjermani, rikthehen Daku e Ajeti! Ka surpriza nga braziliani

Këtë të hënë trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvio Mendes Campos Junior ka bërë publike listën paraprake me 27 emrat që do ketë me vete në Europianin “Gjermani 2024” që zhvillohet nga 14 qershori – 14 korrikun e këtij viti. Agienda – Lojtarët fillimisht do të grumbullohet në Shqipëri e më pas në fundin […]

Maj 27, 2024 - 16:30
 0
Euro 2024/ Sylvinho shpall listën me 27 emrat për në Gjermani, rikthehen Daku e Ajeti! Ka surpriza nga braziliani

Këtë të hënë trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvio Mendes Campos Junior ka bërë publike listën paraprake me 27 emrat që do ketë me vete në Europianin “Gjermani 2024” që zhvillohet nga 14 qershori – 14 korrikun e këtij viti.

Agienda – Lojtarët fillimisht do të grumbullohet në Shqipëri e më pas në fundin e muajit maj do të udhëtojnë drejt Austrisë.

Kombëtarja ka edhe dy ndeshje miqësore në program ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”.

Më datë 8 qershor kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe do të zhvillojnë përgatitjet për finalet e Europianit, në kampin bazë në SportCentrum Kaiserau, në afërsi të Dortmundit.

Kombëtarja shqiptare do të debutojë në finalet e Europianit “Gjermani 2024” më datë 15 qershor në takimin e parë ndaj Italisë, që do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “Signal Iduna Park” (Dortmund).

Ndeshjen e dytë të grupit kuqezinjtë do ta luajnë katër ditë më pas, më datë 19 qershor kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.

Ndërsa takimin e fundit në grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00.

Ededeedde

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.