Euro nuk e rimerr veten, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Këtë të martë, euro shënoi një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me lekun. Në pikat e këmbimit valutor, 1 euro u këmbye me 101.3 lekë. Ky është niveli më i ulët që monedha europiane shënon që prej muajve të verës, kur zbriti në 100.5 lekë. Banka e Shqipërisë ka shpjeguar se kjo rënie […]

Dhjetor 5, 2023 - 09:12
 0
Euro nuk e rimerr veten, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Këtë të martë, euro shënoi një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me lekun.

Në pikat e këmbimit valutor, 1 euro u këmbye me 101.3 lekë.

Ky është niveli më i ulët që monedha europiane shënon që prej muajve të verës, kur zbriti në 100.5 lekë.

Banka e Shqipërisë ka shpjeguar se kjo rënie e vazhdueshme e euros në raport me monedhën vendase lidhet me fluksin e investimeve të huaja, të ardhurat në rritje nga bumi turistik dhe nga rritja e eksporteve në total.

Një tjetër faktor që po zhvlerëson euron është shitja e energjisë elektrike nga korporata elektroenergjetike.

Ky dobësim i monedhës së huaj, pas disa javëve stabilizim, vjen edhe për shkak të faktorëve sezonalë, pasi nëntori dhe dhjetori sjellin më shumë emigrantë në shtëpi për festa, duke rritur praninë e euros në treg.

Sa i përket monedhave të tjera, 1 dollar blihet me 93.4 lekë dhe dshitet me 94.5 lekë.

Paundi britanik këmbehet me 117.8 lekë, ndërsa shitet me 119 lekë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.