Euro rritet ndjeshëm, arrin pranë 110 Lekëve! Forcohen edhe Dollari, Poundi e Franga zvicerane

Monedha Euro ka njohur një rritje të menjëhershme në tregun e këmbimit valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, këtë të enjte, 1 Euro këmbehet me 109.8 Lekë duke fituar 1.45 pikë më shumë në 24 orët e fundit. Vetëm në 2 javët e fundit, Euro është forcuar me rreth 7 pikë. Një trend […]

Gusht 24, 2023 - 22:19
 0
Euro rritet ndjeshëm, arrin pranë 110 Lekëve! Forcohen edhe Dollari, Poundi e Franga zvicerane

Monedha Euro ka njohur një rritje të menjëhershme në tregun e këmbimit valutor.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, këtë të enjte, 1 Euro këmbehet me 109.8 Lekë duke fituar 1.45 pikë më shumë në 24 orët e fundit.

Vetëm në 2 javët e fundit, Euro është forcuar me rreth 7 pikë. Një trend rritës kanë pasur edhe monedhat e tjera si Dollari Amerikan që tashmë këmbehet me 100.5 Lekë.

Gjithashtu gjithnjë e në rritje kanë ardhur edhe Paundi britanik dhe Franga zvicerane.

Rritja e kërkesës së bizneseve për valutë të huaj, gjithashtu afrimi i fundit të sezonit turistik, por dhe ndërhyrjet e Bankës Shqipërisë janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në forcimin e monedhave të huaja.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.