Euro sërish “e brishtë” në fundjavë, ja me sa këmbehet në shitje dhe blerje

Fundjava e ka gjetur sërish monedhën europiane Euro në nivele tepër të ulëta në tregun e këmbimit valutor të vendit tonë. Referuar tregut valutor 1 Euro këmbehet në shitje në vlerat e 100.9 Lekëve, ndërsa në blerje ka arritur në kufijtë e 100.1 lekëve. Referuar të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit […]

Maj 5, 2024 - 15:10
 0
Euro sërish “e brishtë” në fundjavë, ja me sa këmbehet në shitje dhe blerje

Fundjava e ka gjetur sërish monedhën europiane Euro në nivele tepër të ulëta në tregun e këmbimit valutor të vendit tonë.

Referuar tregut valutor 1 Euro këmbehet në shitje në vlerat e 100.9 Lekëve, ndërsa në blerje ka arritur në kufijtë e 100.1 lekëve.

Referuar të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit të Euros rezulton aktualisht në rënie me rreth 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Tendenca e rënies së monedhës europiane, nisi të tatëpjetën që nga fundi i tremujorit të parë të këtij viti. Sipas agjentëve të këmbimit valutor, kjo vjen kryesisht si rezultat i rritjes së prurjeve valutore që lidhen kryesisht edhe me fluksin turistik.

Gjithashtu sipas agjentëve, një ndikim të vogël ka edhe festa e Pashkëve ortodokse, që shoqërohet me një numër në rritje të emigrantëve që kthehen në Shqipëri, veçanërisht nga Greqia për të festuar.

Rënia e Euros po mban në nivele të ulëta edhe valutat e tjera kryesore. Dollari amerikan u këmbye këtë fundjavë në vlerat e 93-94 Lekëve, ndërsa paundi britanik 116.3 Lekë në blerje dhe 117.3 Lekë në shitje.

Duke parë tendencat e tregut dhe raportet e pritshme të kërkesës dhe ofertës, pritet që Leku të vijojë të forcohet, ndërsa monedhat e huaja, e veçanërisht Euro do vijojnë të jenë të brishta për shkak të turizmit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.