Eurodeputeti austriak, Mandl: Gabim historik nëse shtyhet liberalizimi i vizave për Kosovën

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka reaguar pasi raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka deklaruar se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk duhet të lidhet me dialogun me Serbinë. Mandl në X (Twitter) ka falënderuar von Cramon për nismën, ndërkohë që ka shkruar se shtyrja e liberalizimit do të ishte gabim historik. […]

Shtator 1, 2023 - 21:25
 0
Eurodeputeti austriak, Mandl: Gabim historik nëse shtyhet liberalizimi i vizave për Kosovën

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka reaguar pasi raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka deklaruar se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk duhet të lidhet me dialogun me Serbinë.

Mandl në X (Twitter) ka falënderuar von Cramon për nismën, ndërkohë që ka shkruar se shtyrja e liberalizimit do të ishte gabim historik.

“Më vjen mirë që ndoqët nismën time Viola. Të njëjtën gjë e bëri Andrey Kovatchev, Andreas Schieder dhe Ilhan Kyuchyuk. U jam mirënjohës për këtë. Kjo është nismë ndërpartiake. Do të ishte gabim historik shtyrja e liberalizimit të vizave për Kosovën”.

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl në “X”

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.