Europa përfshihet nga moti ekstrem, probleme në transportin rrugor

Moti me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta që përfshiu disa vende te Evropës orët e fundit ka krijuar një sërë problematikash në transportin rrugor të këtyre shteteve. Në France autoritetet njoftuan mbylljen e disa autostradave  pasi shumë drejtues mjetesh mbetën të bllokuar si pasoje e reshjeve masive të dëborës. Si pasoje e motit dhe […]

Janar 9, 2024 - 23:15
 0
Europa përfshihet nga moti ekstrem, probleme në transportin rrugor

Në France autoritetet njoftuan mbylljen e disa autostradave  pasi shumë drejtues mjetesh mbetën të bllokuar si pasoje e reshjeve masive të dëborës.

Si pasoje e motit dhe pranisë së akullit në rrugë në periferi të Parisit nuk munguan as aksidentet të cilat krijuan edhe radhë të gjata trafiku duke detyruar autoritetet që të aktivizojnë alarmin portokalli në vend. Ministri francez i Transportit Clement Beaune teksa bëri thirrje për shmangien e udhëtimeve tha se po punohet intensivisht me kriposjen e rrugëve.

Dëbora ka përfshirë thuajse të gjithë Francën ndaj kemi aktivizuar një sërë borëpastruesesh për zhbllokimin e rrugëve, njëkohësisht po bëhet edhe kriposja e tyre. Kërkohet vigjilencë më e lartë nga të gjithë ne për shmangien e situatave të ndryshme.

Alarmet për kujdes nga moti janë aktivizuar edhe në Britaninë e Madhe pasi termometri shënoi temperatura deri ne minus 8 grade Celsius.

Temperaturat e ulëta në vend kanë vështirësuar akoma më tej situatën në zonat e përmbytura të cilat u monitoruan nga afër nga kryeministri Rishi Sunak. Vizita e kryeministrit Sunak erdhi pas paralajmërimeve të ekspertëve për zgjerim të hartës së përmbytjeve. Megjithëse shefi i qeverise tha se për mbajtjen nën kontroll të situatës Agjencia e Mjedisit ka aktivizuar në terren rreth 1 mijë persona dhe se janë vendosur mbi 200 pompa.

Thirrje për kujdes janë bere edhe nga përfaqësues të shëndetësisë pasi i ftohti mund të rrisë rrezikun e sulmeve në zemër dhe  goditjes në tru veçanërisht tek të moshuarit dhe personat me sëmundje të ndryshme.

Vala e të ftohtit po ashtu nuk ka kursyer as Gjermaninë ku së fundmi u shënuan temperature deri ne minus 13 grade Celsius.

Megjithëse meteorologët janë optmistë për rritjen e temperaturave nga fundi i javës autoritetet po i gëzohen motit pa shi çka po i ndihmon në menaxhimin e situatës së përmbytjeve që ka përfshirë vendin prej disa javësh.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.