“Europa pranon njerëzit tanë, por jo shtetet tona”/ Ironia e Abazoviç: Ndoshta s’do duam më ne të jemi pjesë e BE…!

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, gjatë fjalës së tij në forumin e Bledit në Slloveni, tha se BE      duhet të ndryshoje qasje për vendet e Ballkanit Perëndimor sa i përket anëtarësimit të tyre, pasi sipas tij ndoshta mund të vijë një kohë që “ne nuk do të jemi më entuziast për t’u bërë […]

Gusht 28, 2023 - 16:09
 0
“Europa pranon njerëzit tanë, por jo shtetet tona”/ Ironia e Abazoviç: Ndoshta s’do duam më ne të jemi pjesë e BE…!

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, gjatë fjalës së tij në forumin e Bledit në Slloveni, tha se BE      duhet të ndryshoje qasje për vendet e Ballkanit Perëndimor sa i përket anëtarësimit të tyre, pasi sipas tij ndoshta mund të vijë një kohë që “ne nuk do të jemi më entuziast për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian”.

Ndërkohë fjalimi i tij ka shkaktuar edhe të qeshura kur tha me ironi se BE pranon njerëzit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por jo shtetet.

“Nëse ne nuk ndryshojmë diçka, të jeni të sigurt që pas disa kohësh do të vijë drejt euroskepticizmit dhe do t’i japim mundësinë një pale të tretë dhe nuk do e kemi më atë entuziazëm që t’u bërë pjesë.

Dhe diçka, miku im Dimitri tha diçka për punëtorët, njerëzit tanë janë të integruar në BE, ne nuk kemi punëtorë në vendin tonë se të gjithë janë në BE, dhe pyetja është që si është e mundur që njerëzit tanë mirëpritën në europë, por jo vendet tona?

Nëse presim që të jemi pjesë e BE, që të sjellim njerëzit mbrapsht, BE s’ka për të hapur asnjëherë dyert për ne. Sepse si mundet ne ta bëjmë partneritetin sa më të ngushtë dhe ta përdorim këtë rajon jo si rajon krizash por që mund të japë mundësi të reja për zhvillimin e BE. Atëherë asnjëherë nuk do të bëhemi pjesë”, tha ai./m.j

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.