Europiani i Peshëngritjes, Qerimaj dhe Ramadani marrin medalje argjendi

Shqipëria ka regjistruar rezultate të shkëlqyera në ditën e saj të dytë të konkurrimit në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, aktivitet që po mbahet

Shkurt 16, 2024 - 22:24
 0
Europiani i Peshëngritjes, Qerimaj dhe Ramadani marrin medalje argjendi

Shqipëria ka regjistruar rezultate të shkëlqyera në ditën e saj të dytë të konkurrimit në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, aktivitet që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Kombëtarja kuqezi ka fituar sot tri medalje argjendi që kanë për protagonistë Kristi Ramadanin dhe Erkand Qerimajn në kategorinë e peshave 81 kg.

Surpriza e madhe ishte Ramadani, i cili e nisi nga Bateria B, duke tronditur Europianin me dy medalje argjendi. 23-vjeçari tregoi një formë fantastike, me pesë prova të suksesshme.

Gjithashtu garë mjaft e mirë edhe për Qerimajn, i cili prej gati dy dekadash vijon të nderojë flamurin, duke i dhuruar Shqipërisë medalje në aktivitetet më prestigjioze të peshëngritjes.

Në stilin e shkëputjes, i nisur nga Bateria B, Kristi Ramadani regjistroi rezultatin 151 kg, duke u renditur në vend të katërt.

Ndërsa më pas Qerimaj do të bënte edhe më mirë nga Bateria A, duke u shpallur nënkampion i Europës me 155 kg. Në këtë stil medalja e artë u fitua nga italiani Oscar Reyes Martinez me 155 kg.

Më pas ishte radha për stilin e shtytjes, aty ku Ramadani kishte mahnitur nga Bateria B me plot 190 kg. Një rezultat që i dha medaljen e argjendtë peshëngritësit tonë, i cili deri në fund ishte në garë për të artën.

Ndërsa Qerimaj e mbylli shtytjen me 180 kg, duke u klasifikuar në vend të gjashtë. Edhe në shtytje e arta shkoi për italianin Martinez, ashtu sikurse në dygarësh me 346 kg.

Ndërkohë Ramadani me 341 kg, koleksionoi edhe medaljen e dytë të argjendtë në dygarësh, duke mbyllur një Europian fantastik. Ndërsa Qerimaj u klasifikua në vendin e katërt në dygarësh me rezultatin 335 kg.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.