Everton “tabelë qitje” për Chelsea, blutë fitojnë 6-0, Europa është vetëm 3 pikë larg
Chelsea shpërtheu në gola kundër Everton në duelin e fundit të javës së 33 të kampionatit anglez. Rezultati i 8 radhazi pozitiv e
Chelsea shpërtheu në gola kundër Everton në duelin e fundit të javës së 33 të kampionatit anglez. Rezultati i 8 radhazi pozitiv e ka afruar ndjeshëm skuadrën londineze me kualifikimin në kupat e Evropës pasi tani është 3 pikë larg nga Njukasell i vendit të gjashtë. Palmer ishte njeriu i ndeshjes në Stamford brixh. Ai shënoi 4 gola për blutë, nga të cilët, tre në pjesën e parë.
Ndeshja në fakt nisi me një rast të pabesueshëm për Evertonin, por ish-sulmuesi i Udinezes, braziliani Beto bëri një gabim të pafalshëm. Me të kaluar ky rrezik nisi shou i Palmer , i cili mposhti portierin mik në minutat 13, 18 dhe 29. Goli i tretë personal për ish-lojtarin e Manchester City ishte në fakt një perlë e vërtetë.
Në fund të pjesës së parë pati kohë edhe për golin e katërt të vendasve me autor Xhekson. Në minutën e 64 një episod i shëmtuar për blutë e Londrës që bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave. Palmer fitoi një penallti dhe u përfshi në debat me Xhekson dhe Madueke se kush duhet ta godiste, por në fund ishte vetë Palmer që e dërgoi topin në rrjete. Për të kompletuar goleadën e skuadrës së Pocetinos mendoi i riu Gilkrist. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?