“Evitoja ta shihja në sy”/ Ori zbulon empatinë që pati për Rozën: Më dukej sikur do më këputej në dorë…!

E ftuar në emisionin e kësaj të mërkure në Top Albania Radio në “Pardon My French” ka qenë Ori Nebijaj. Edhe pse u shkëput nga ekrani për t’i kushtuar vëmendje postit të saj si deputete e Partisë Demokratike, ajo u rikthye për të qenë opinioniste e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”. Në […]

Maj 29, 2024 - 20:20
 0
“Evitoja ta shihja në sy”/ Ori zbulon empatinë që pati për Rozën: Më dukej sikur do më këputej në dorë…!

E ftuar në emisionin e kësaj të mërkure në Top Albania Radio në “Pardon My French” ka qenë Ori Nebijaj. Edhe pse u shkëput nga ekrani për t’i kushtuar vëmendje postit të saj si deputete e Partisë Demokratike, ajo u rikthye për të qenë opinioniste e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”. Në këtë intervistë ekskluzive, ajo na zbulon më shumë detaje rreth spektaklit pas mbylljes me sukses të këtij sezoni.

E pyetur nga Arbri se nëse është mërzitur me veten për ndonjë personazh, që në fillim ka menduar ndryshe dhe pastaj e ka kuptuar rrugës që ndoshta është gabuar, Ori u përgjigj kështu:

“Nuk jam mërzitur për asnjë personazh. Le të themi që në Big Brother të gjithë personazhet kanë nisur dhe janë zhvilluar gradualisht. E vetmja vajzë dhe do të thoja i vetmi personazh që nga darka që ne hymë në shtëpinë e Big Brother për darkën ku isha unë, Arbri dhe Ledioni, më preku, mu duk shumë e ngarkuar dhe mu duk shumë e ngarkuar emocionalisht dhe më bëri shumë empati, ishte Roza. Edhe evitoja ta shihja në sy se nuk e shihja dot në sy se më dukej sikur do më këputej në dorë”, tha ajo./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.