Evra i bindur: Ky Juventus është për titull, Interi ka frikë

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Patris Evra është  bindur se bardhezinjtë do të shpallen kampionë në fund të sezonit në Serie A. Në një deklaratë

Dhjetor 14, 2023 - 19:59
 0
Evra i bindur: Ky Juventus është për titull, Interi ka frikë

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Patris Evra është  bindur se bardhezinjtë do të shpallen kampionë në fund të sezonit në Serie A.

Në një deklaratë të fundit Evra ka deklaruar se i sheh bardhezinjtë më të avantazhuar se Interi pasi luajnë pa presion.

Sipas tij zikaltrit po ndiejnë frikë pasi po i ndjek Juvendusi i Masimiliano Allegrit.

Ajo që po bën Juventus mund të konsiderohet si mrekulli, megjithatë duke u shprehur në këtë formë, nuk dua të hedh poshtë punën e Alegrit. Ka krijuar një makineri perfekte që është shumë luftarake. E kritikojnë për lojën, por jam dakord me thënien e tij se kush do që të argëtohet, mund të shkoj në cirk. Renditja ka të bëjë me pikët dhe Juventus po i merr ato. Titulli? Juventusi e ka titullin në ADN, ajo që mund të rezultojë vendimtare në këtë garë dhe që nuk merret parasysh është frika e Inter që mendoj se mund ta ndjejë duke pasur bardhezinjtë nga pas. Te Inter e dinë shumë mirë se Juventus është i “uritur”, i fortë dhe me dëshirën për hakmarrje e fitore”, u shpreh Evra.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.