F1/ Verstappen rrëmben Çmimin e Madh të Italisë, fitorja e 10 radhazi

Max Verstappen i skuderisë Redbull ka fituar Çmimin e Madh të Italisë në Formula 1. Holandezi vendosi edhe një rekord, duke fituar 10 gara rresht. Verstappen e nisi garën nga vendi i dytë, por pas 15 xhirosh parakaloi pilotin e Ferrarit, Carlos Sainz. Mesa duket, Verstappen studio rivalin e tij përpara se ta parakalonte. “Nuk […]

Shtator 3, 2023 - 18:31
 0
F1/ Verstappen rrëmben Çmimin e Madh të Italisë, fitorja e 10 radhazi

Max Verstappen i skuderisë Redbull ka fituar Çmimin e Madh të Italisë në Formula 1. Holandezi vendosi edhe një rekord, duke fituar 10 gara rresht.

Verstappen e nisi garën nga vendi i dytë, por pas 15 xhirosh parakaloi pilotin e Ferrarit, Carlos Sainz.

Mesa duket, Verstappen studio rivalin e tij përpara se ta parakalonte.

“Nuk do ta kisha besuar kurrë se ishte e mundur, por duhej të punonim dhe kjo u bë më argëtuese. Thjesht po përpiqesha të isha i duruar. Po shikoja Ferrarin që po sforcohej me gomat e pasme dhe zgjodha momentin tim”, tha Verstappen pas fitores.

Nga ana tjetër, Peres bëri një paraqitje të shkëlqyer pasi e nisi nga vendi i pestë dhe e mbylli garën në vendin e dytë.

Carlos Sainz i Ferrarit përfundoi në vendin e tretë në podium. Shoku i tij i skuadrës, Charles Leclerc, që e nisi garën nga vendi i tretë, e mbylli në të katërtin.

Leclerc, edhe pse iu komunikua nga skuderia që të ruante pozicionin, ai pati një rivalitet të fortë me shokun e tij Sainz duke tentuar ta parakalonte.

Pas përfundimit të garës, Carlos Sainz tha se ishte shumë e vështirë të ruante pozicionin për shkak të konsumimit të gomave.

Ndërsa rivalitetit me shokun e skuadrës ju përgjigj në këtë mënyrë: “Ishte garë e vështirë dhe është kënaqësi të garosh kundër Charles. Ai është shofer i mirë dhe u argëtuam”.   

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.