Falsifikonin dokumente për të trafikuar emigrantë, mes tyre edhe pasaporta shqiptare! 1200 euro për një letërnjoftim

Autoritetet policore greke në bashkëpunim me Europol kanë shkatërruar një organizatë kriminale që falsifikonte dokumente identifikimi, mes të cilave edhe pasaporta shqiptare me qëllim kontrabandën

Mars 9, 2024 - 10:10
 0
Falsifikonin dokumente për të trafikuar emigrantë, mes tyre edhe pasaporta shqiptare! 1200 euro për një letërnjoftim

Autoritetet policore greke në bashkëpunim me Europol kanë shkatërruar një organizatë kriminale që falsifikonte dokumente identifikimi, mes të cilave edhe pasaporta shqiptare me qëllim kontrabandën e emigranteve.

Europol në njoftimin zyrtar thotë se rrjeti kriminal, me qendër në Athinë prodhonte dokumente udhëtimi dhe identifikimi të falsifikuara me cilësi të lartë, të cilat u përdorën për t’u mundësuar emigrantëve të parregullt të udhëtonin ilegalisht nëpër BE dhe të legalizonin qëndrimin e tyre në destinacionin përfundimtar.

Në operacionin që zgjati 4 ditë janë arrestuar 11 persona, (3 palestinezë, 3 letonezë, 2 iranianë, 2 sirianë, 1 libanez).

Ndërkohë u sekuestruan 4 shtypshkronja, 4 650 dokumente të paligjshme, pajisje elektronike, 10 printera lazer të nivelit të lartë dhe pajisje/materiale të tjera për prodhimin e dokumenteve false, si dhe mbi 20 000 euro cash.

Europol thotë se nga hetimet ka rezultuar se rrjeti kriminal ishte aktiv që nga shtatori 2023.

“Të dyshuarit përdornin pajisje të sofistikuara për të prodhuar dokumente të rreme udhëtimi dhe identifikimi me cilësi të lartë, të cilat ishin veçanërisht të vështira për t’u zbuluar si mashtruese. Kostot e dokumenteve false varionin nga 400 euro deri në 1 200 euro, në varësi të llojit dhe vendit të origjinës.

“Vetëm dokumentet e sekuestruara gjatë bastisjeve kapnin një vlerë tregu prej 600 000 euro”, thuhet në njoftimin e Europol./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.