Falsifikonin të dhënat dhe shisnin karta SIM për grupet kriminale, nis hetimi për dy persona në Shkodër

Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për dy persona të cilët akuzohen se falsifionin të dhënat dhe shisnin pa autorizim karta SIM, të cilat dyshohet se përdoreshin nga shtetas me precedent kriminal. Sekuestrohen 79 formularë të kartave SIM, me të dhëna të dyshuara të falsifikuara. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi […]

Maj 30, 2024 - 12:10
 0
Falsifikonin të dhënat dhe shisnin karta SIM për grupet kriminale, nis hetimi për dy persona në Shkodër

Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për dy persona të cilët akuzohen se falsifionin të dhënat dhe shisnin pa autorizim karta SIM, të cilat dyshohet se përdoreshin nga shtetas me precedent kriminal.

Sekuestrohen 79 formularë të kartave SIM, me të dhëna të dyshuara të falsifikuara.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. J., 20 vjeçe dhe F. Sh., 34 vjeç, banues në Shkodër.

Këta 2 shtetas iu kanë shitur pa autorizim, shtetasve të ndryshëm, karta SIM, të cilat dyshohet se janë përdorur më pas nga shtetas me precedent kriminal, për të komunikuar për veprimtari kriminale në fushën e prodhimit të minave me telekomandë, për kultivimin e bimëve narkotike dhe për veprimtari të tjera kriminale.

Vijojnë hetimet për  dokumentimin ligjor të këtij rasti.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.