Falsifikonin të dhënat për makinat dhe konteinerët në Portin e Durrësit, arrestohen 4 persona

Tre inspektorë mbikëqyrës në Portin e Durrësit dhe 1 ndihmësspecialist kontrollor në Policinë Kufitare të këtij porti janë arrestuar për shpërdorim detyre pasi falsifikonin të dhënat për makinat dhe konteinerët duke bërë kontrabandë mallrash. Në pranga kanë rënë E. Gj. 35 vjeç, A. K. 52 vjeçe dhe D. M., 41 vjeç, të tre me detyrë […]

Dhjetor 14, 2023 - 13:34
 0
Falsifikonin të dhënat për makinat dhe konteinerët në Portin e Durrësit, arrestohen 4 persona

Tre inspektorë mbikëqyrës në Portin e Durrësit dhe 1 ndihmësspecialist kontrollor në Policinë Kufitare të këtij porti janë arrestuar për shpërdorim detyre pasi falsifikonin të dhënat për makinat dhe konteinerët duke bërë kontrabandë mallrash.

Në pranga kanë rënë E. Gj. 35 vjeç, A. K. 52 vjeçe dhe D. M., 41 vjeç, të tre me detyrë inspektorë mbikëqyrës në kompaninë private që merret me përpunimin e mallrave dhe të kontenierëve në portin e Durrësit, si dhe ndihmësspecialisti kontrollor A. V. 27 vjeç.

Sipas Policisë së Durrësit, këta persona kanë regjistruar të dhëna të rreme në sistemet kompjuterike, me qëllim lejimin e kalimit pa kontroll doganor, të automjeteve dhe kontenierëve që transportonin mallra të kontrabanduara.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim 56-vjeçari D. H., i akuzuar për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Kondrabanda me mallra të tjera”, pasi dyshohet se ka falsifikuar vulat e sigurisë (plumbçet) të kontenierit të kamionit që drejtonte dhe me të ka kaluar mallra të kontrabanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.