Falsifikuan biletat e ndeshjes Shqipëri-Çeki dhe i shitën me 400 euro, arrestohen dy persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona që falsifikuan biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki, në “Air Albania”.   Ata kanë falsifikuar biletat

Tetor 13, 2023 - 10:50
 0
Falsifikuan biletat e ndeshjes Shqipëri-Çeki dhe i shitën me 400 euro, arrestohen dy persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona që falsifikuan biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki, në “Air Albania”.

 

Ata kanë falsifikuar biletat për ndeshjen dhe i kanë shitur me çmime deri në 400 euro. Pasi qytetarët kanë paraqitur këto bileta, për të hyrë në stadium, janë krijuar probleme teknike sepse biletat ishin të dubluara.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.