“Familja Deda sjell në jetë fëmijën e shtatë në Maternitetin “Koço Gliozheni””

Në Maternitetin “Koço Gliozheni’ ka ardhur në jetë fëmija i shtatë i familjes Deda nga Lezha. Hana është e gjashta nga motrat që kanë vetëm një vëlla. Neta, e ëma, dhe Hana gëzojnë shëndet të plotë dhe përfitojnë bonusin e bebes prej 120 mijë lekësh. Rreth 200 mijë familje që janë gëzuar me ardhjen në […]

Tetor 26, 2023 - 19:40
 0
“Familja Deda sjell në jetë fëmijën e shtatë në Maternitetin “Koço Gliozheni””

Në Maternitetin “Koço Gliozheni’ ka ardhur në jetë fëmija i shtatë i familjes Deda nga Lezha.

Hana është e gjashta nga motrat që kanë vetëm një vëlla. Neta, e ëma, dhe Hana gëzojnë shëndet të plotë dhe përfitojnë bonusin e bebes prej 120 mijë lekësh.

Rreth 200 mijë familje që janë gëzuar me ardhjen në jetë të fëmijëve të tyre kanë përfituar mbështetjen financiare nga qeveria shqiptare për çdo të lindur në pesë vitet e fundit.

Ky program do të vijojë të mbështesë familjet që jetojnë e kontribuojnë në Shqipëri.

“Vendimi i prindërve Neta dhe Arbri për të sjellë në jetë fëmijën e shtatë është shembull frymëzues për shoqërinë tonë dhe familjet e reja në një kohë që treguesit edhe në nivel botëror dëshmojnë uljen e numrit të lindjeve”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, bashkë me urimin për ardhjen në jetë të fëmijës.

Koçiu theksoi se programet dhe politikat sociale të qeverisë do të vazhdojnë të mbështetësin nënat me tre apo më shumë fëmijë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.